Edhe pse mund të jetë e habitshme për shumë prej jush, një nga ushqimet më të fundit që i është bashkuar listës së ushqimeve të shëndetshme, janë algat e detit. Ato ofrojnë një shumëllojshmëri vitaminash, mineralesh dhe fibrash dietike.
Kjo gjë është zbuluar nga një studim i fundit i publikuar në “National Library of Medicine”. Në të, thuhet se algat kanë vitamina B, C, E dhe K, si dhe kanë më shumë minerale se bimët e tjera tokësore.
Përfshirja e tyre në dietën tonë të përditshme nuk është e vështirë, ato mund të kombinohen me receta tradicionale, si perime të skuqura dhe oriz, në supa, sallata, apo ka edhe nga ata që bëjnë omëletë me alga deti.
Por, para se të eksperimentoni me algat e detit, duhet të njihni vetitë e llojeve të ndryshme të këtyre bimëve.
Për shembull, alga kafe e detit përmban sasi të mëdha jodi, ndaj ekspertët nuk rekomandojnë që të konsumohet më shumë se tri herë në javë.
Në këtë kuptim, disa mund të bëhen të dëmshme nëse një person që merr ilaçe për një lloj sëm undjeje të lidhur me tiroiden ose nëse konsumon antikoagulantë, i përfshin ato në dietën e tyre.