Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.
Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në Neë York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.
Ai nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale. Postimet e tij janë të rralla, por Saraçi sigurohet të ri-shpërndaje postimet ku miqtë e tij i bënë “tag”.
E fundit ka qenë Rovena Dilo e cila ka ndarë një foto të vitit 2016 në Festivali i RTSH.
Në foto ndodhet Shpëtim Saraçi, Rovena Dilo dhe Rezi Agaj.
Kujtojmë se Shpëtim Saraçi ka zënë prej kohëshnjë vend të mirë në mediat rozë si pasojë e divorcit me Mira Konçin. Çifti janë prindër të dy fëmijëvë, Drini dhe Era. As Shpëtim Saraçi dhe as Mira Konçi nuk kanë zgjedhur të flasin publikisht për divorcine tyre.