“Pastel de tres leches” është emri origjinal i trileçes, marrë emrin nga 3 llojet e qumështit që përdoren për t’u krijuar kjo ëmbëlsirë kaq e shijshme. Ende ka shumë vende që janë në konflikt se kush e shpiku i pari trileçen. Në Shqipëri kjo ëmbëlsirë shijohet si kudo nëpër botë, prandaj vëmendje amvisa është më e lehtë nga sa ju e kishit menduar…
Përbërësit për pandispanjën : 250 gr miell,
400 gr sheqer pluhur, 6 vezë,
5 gr vanilje, 125 ml qumësht lope, 1 lugë kafeje gjalpë, Pluhur pjekës (perberes i cili nuk tregohet nga shefat e kuzhines).
Përbërësit për kremin me qumësht: 350 gr qumësht pluhur, 240 ml qumësht i kondensuar,
240 ml pana për ëmbëlsira,
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim kekun. Ngrohim furrën në 180 gradë për 10 minuta. Lyejmë tavën më pak gjalpë dhe miell. Tava duhet të jetë e rrumbullakët me një diametër 23×33 cm. Në një tas rrahim të bardhat e vezëve derisa të formohet një krem i butë.
Shtojmë sheqerin gradualisht dhe vazhdojmë rrahjen derisa formohet një masë kompakte. Shtojmë një të verdhë veze që të formohet një krem i butë.
Të njëjtën gjë bëjmë me të verdhat e tjera. Shtojmë dalëngadalë miellin, qumështin dhe pluhurin pjekës. Fillojmë i rrahim me shpejtësi që përbërja të mos humbasë volumin.
E vendosim në furrë të piqet për 25 minuta. Krem karamelin mund ta blini të gatshëm që t’ia hidhni sipër trileçes suaj./