Vitet e fundit gjithnjë e më shumë femra po i kushtojnë rëndësi estetikës së duarve dhe mirëmbajtjes së tyre, mirëpo për fat të keq janë të pakta ato që i kushtojnë rëndësi trajtimit dhe ushqyerjes së tyre.
Të zgjedhësh nuancën e duhur të manikyrit apo të bësh thonjtë me xhel nuk mjafton, pasi thonjtë kanë nevojë të marrin vitaminat dhe lëndë e tjera ushqyese për t’u mbrojtur nga thyerja, zverdhja, myku dhe dobësimi i kutikulave.
Living ju tregon se cilat janë trajtimet që duhet provoni sa më parë për të shmangur këto probleme:
Vitaminë E: Në qoftë se keni vitaminë E në shtëpi, mos hezitoni në asnjë moment ta përdorni edhe për trajtimin e thonjve të dëmtuar.
Aplikoni vajin e kapsulave xhelatinoze drejtpërdrejt mbi thonj dhe masazhojini për 5 minuta, çdo mbrëmje para se të shkoni për të fjetur.
Vaj kokosi: Vaji i arrës së kokosit ka një efekt thuajse ma gj ik në trupin e njeriut. Ai është i pasur me shumë antioksidantë të fuqishëm, acide yndyrore të ngopura dhe përbërës me veti antiinflamatore që lu ftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizmin tonë.
Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri, ngroheni derisa të shkrijë dhe masazhoni thonjtë në gjitë sipërfaqen e tyre. Mos i lani, mjafton vetëm t’i fshini me peshqir të ngrohtë.
Vaj i pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit është i pasur me shumë vlera ushqyese, veti antiseptike dhe antibak teriale. Këshillohet të përdoret gjithmonë i holluar me një vaj tjetër, siç është për shembull vaji i ullirit.
Duke qenë se vaji i pemës së çajit ka veti antimykotike arrin të qetësojë lëkurën e thatë të thonjve. Hidhni 5 pika nga vaji i pemës së çajit dhe 1 lugë vaj ulliri.
Me një tam pon pambuku lyeni kutikulat dhe me pas pritini. Ju mund të hidhni gjithashtu disa pika të këtij vaji në manikyr. Thonjtë tuaj do të jenë më të fortë.
E verdhë veze dhe mjaltë: Një përzierje e shëndetshmë për t’u ngrnë? Jo, kësj here duhet ta përdorni për thonjtë. E verdha e vezës përmban sasi të mëdha të vitaminë A dhe acide yndyrore që rigjenerojnë thonjtë e dobët, të petëzuar dhe që thyhen lehtë.
E kombinuar me vetitë antimykotike të mjaltit, përbën një trajtim të shkëlqyer për thonjtë. Përzieni 1 të verdhe veze me 1 lugë çaji mjaltë organik, dhe masazhoni thonjtë.