Kur bëhet fjalë për kujdesin për flokët tuaj, është e zakonshme që secila të mbajë një rutinë larjeje. Për disa, flokët duhen larë patjetër çdo ditë. Ndërsa disa njerëz të tjerë zgjedhin t’i lajnë nga një deri në dy herë në javë. Por çfarë mendojnë ekspertët për këtë?
Në fakt sipas tyre, flokët duhen larë në bazë të sigurisë që ju keni se ato duken më mirë dhe më të pastra.
Lloji i flokëve tuaj luan një rol të madh në sa shpesh duhet t’i lani flokët. Por në vend që t’i përmbaheni një orari ose rutine të rreptë, duhet t’i lini skalpit dhe flokëve tuaj t’ju tregojnë se çfarë kanë nevojë.
Shenjat që ju duhet të bëni urgjentisht dush përfshijnë kruajtjen, skuqjen, grumbullimin e mbetjeve, yndyra dhe natyrisht era e pakëndshme.
Flokët e drejta
Michael Dueñas, një stilist i famshëm dhe themeluesi i Veluer Creative, rekomandon që njerëzit me flokë të holla dhe të drejta (tipi 1) t’i lajnë flokët e tyre dy deri në tre herë në javë për të ndihmuar në lu ftimin e grumbullimit të yndyrës.Njerëzit që kanë flokë të hollë përjetojnë ndjesinë e yndyrës gjatë gjithë javës.
Flokët me onde deri në kaçurrela
Vajzat me flokë me onde deri në kaçurrela kanë fije të tipit 2 ose 3, të cilat kanë onde të përkulshme në formë “S”. Ky lloj floku kërkon më shumë yndyrë në lëkurën e kokës për të mbajtur fijet e hidratuara, kështu që rekomandohet larja rreth një herë në javë, ndoshta dy herë, më së shumti.
Flokët me dredha
Flokët e tipit 4, i cili përfshin 4A, 4B dhe 4C. 4A kanë një model “S” ose unazë, dhe janë kaçurrela më të vogla e më të ngushta. Tipike për gratë afrikane. Nëse keni këtë lloj floku është më mirë që t’i përmbaheni larjeve një herë në javë. Larja shumë e shpeshtë mund të heqë yndyrat e këtij lloji më të brishtë të flokëvem, në mënyrë që fijet të mbeten të hidratuara.
Larja me shampo një herë në javë me produktet e duhura mund të lejojë që lëndët ushqyese të përdorura në flokë të përthithen në lëkurën e kokës. Nëse kaçurrelat tuaja janë të thata, do t’ju duhet të përdorni një shampo dhe balsam hidratues.
Ndikimi i larjes së tepërt
Ekspertët e flokëve pajtohen të gjithë me idenëse larja e flokëve çdo ditë është e tepërt. “Flokët tuaj kanë nevojë për yndyrë natyrale në mënyrë që të qëndrojnë të hidratuar.
Nëse ndjeni nevojën për t’u larë çdo ditë për shkak të stërvitjes ose palestrës, rekomandohet të përzieni shampon dhe kondicionerin në një gjatë larjes, pasi kjo ndihmon për t’i dhënëmë shumë hidratim flokëve dhe e bën shampon më të butë.”
Një efekt anësor i zakonshëm i larjes së tepërt është humbja e shkëlqimit, pasi flokët tuaj humbasin vajin natyral. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse keni flokë të lyer dhe produkti juaj nuk e ka proteinën e keratinës.
Kur i lani flokët shumë, gjithashtu mund të prishet ekuilibri në lëkurën e kokës, në mikrobiomën e kokës dhe pH. Si rezultat flokët tuaj do të mbeten me një ndjesi si kashtë dhe skalpi juaj do të ndihet i thatë ose i irrituar.
Gjithashtu nëse keni një skalp tepër të yndyrshëm, larja e tepërt e flokëve mund t’i bëjë ato edhe më të yndyrshme. Plus, flokët mund të bëhen të dobët dhe të mos stilohen dot.
Nëse flokët tuaj fillojnë të desensibilizohen, rekomandohet përdorimi i një shampoje ose balsami për të trashur fijen, në mënyrë që t’i kthehet forca dhe plotësia e saj.
Por kini kujdes pasi nëse i lani flokët rrallë, yndyra mudn të fillojë të grumbullohet në shtresa, të cilat mund të mbyllin folikulat e kokës, të shkaktojnë rënie të flokëve dhe stimulojnë aknet në lëkurën e kokës.
Moslarja e flokëve mund të shkaktojë gjithashtu psoriasis, alopecia dhe zbokth. Pastrimi është gjithashtu i shkëlqyeshëm për qarkullimin, stimulimin e skalpit, oksigjenimin, relaksimin dhe heqjen e stresit për ta bërë atë një ritual që funksionon për ju – jo një ‘punë e përditshme’ pastrimi.