Receta e gurabìjave qe do t’ju shkrìhen ne goje: U duhet vetem 15 mìnuta

Përbërësit: 1 vezë, 125gr gjalpë, 150gr sheqer, 80ml vaj, një pako sheqer vanilje, 100gr susam, 150gr nisheste, 300gr miell, 10gr pluhur për pjekje (pecivë).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezën, gjalpin dhe e përziejmë me duar së bashku me vezën. Më pas shtojmë 150gr sheqer duke e pëzier me duar vazhdimisht, pastaj shtojmë 80ml vaj, një pako sheqer vanilje, 100gr susam, 150gr nisheste dhe i përziejmë të gjithë përbërësit me duar së bashku.

Më pas tek masa shtojmë 300gr miell, 10gr pluhur për pjekje dhe më pas e përziejmë masën me dorë deri sa të formojmë një brume të butë.

Pasi e kemi bërë brumin gati, marrim një tepsi të lyer me letër kuzhine dhe në të rendisim toptha gurabija të cilat i kemi formuar me dorë.

Sipër gurabijave bëjmë nga një vijë për dekorim me anë të një rrëmojce ose mundeni edhe me pirun. Pasi i kemi vendosur të gjitha gurabijat në tepsi, i fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 15 minuta.

Pasi të piqen i largojmë nga furra, i lëmë të ftohen për pak më pas i shërbjemë. Ju bëfshin mirë!/pergatit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *