Nëse të gjithë me kalimin e viteve plaken dhe rrudhen, duket se për Jennifer Lopez ndodh e kundërta. Ikona e bukurisë dhe e rinisë, që sot është 52 vjeç, mund ta krahasojmë fare lehtë me vajzat 20 vjeçare. E kush nuk do të donte të mësonte pak nga sekretet e kësaj bukurie? Këngëtarja na tregoi rutinën e saj përpara se të bëjë grim profesional.
Ajo tregon se së pari aplikon serumin, i cili stimulon efektin ndriçues dhe pasi vendos disa pika në duar, e përhap në fytyrë dhe qafë. Produkti duhet të aplikohet në lëkurë të pastër dhe të thatë dhe duhet të përthithet në mënyrë perfekte përpara se të vazhdoni në hapin tjetër.
Rëndësia e të qenit konstant.
“Unë vendos serum çdo ditë”, shpjegon JLo, “njerëzit shpesh harrojnë se produktet e bukurisë funksionojnë vetëm nëse jeni konstante në kujdesin e lëkurës.
E di që ndonjëherë nuk ka kohë ose jemi të lodhur dhe përfundojmë të flemë pa e pastruar fytyrën dhe pa e hidratuar. Por, duhet ta bëni gjithmonë, ato janë gjeste të vogla që bëjnë një ndryshim të madh”.
Pasi të jetë përthithur serumi, është koha për kremin hidratues me formulë të acidit hialuronik, i cili masazhohet në fytyrë dhe dekolte dhe mund të aplikohet disa herë gjatë ditës.
Si prekje të fundit, Jennifer aplikon mikro-porcione të kremit rreth syve, i cili është i përshtatshëm për këtë zonë dhe premton të fshehë rrathët e errët dhe të zvogëlojë linjat e imta. Një formulë e lehtë dhe elastike për t’u aplikuar butësisht dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.