Ke gjetì brenda kur u fut ne shtepìne e re? Xheìsonì : Unë ì pashë po bëra sìkur nuk ì pash

Xheision Bafti, ishte një nga fëmijët në programin “Piter Pan” i cili mori gjithë vëmendjen në atë edicion. Të gjithë e thërrisnin “Taramelja”, pasi nuk e shqiptonte dot shkronjën “K”. Xheision fitoi shumë fansa. Ëndrra e tij ishte që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re.

Prandaj produksioni ia bëri realitet dhe e bëri me një shtëpi me ndihmën e shqiptarëve.

Së fundmi ai është ftuar në emisionin “Ditë e Re” ai ka treguar emocionet kur hyri në shtëpinë e re.

“Më vjen nostalgji nga videot e mia në Youtube. Kur hyra në shtëpinë e re brenda më prisnin të gjithë fëmijët që ishin me mua të “Piter Pan”, unë i pashë po bëra sikur nuk i pash.

Unë po qa ja se ishte shtëpi e re. Se shpia që kisha në fshat të binte në kokë.”, tregon Xheison./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *