Këto janë padyshim turshitë më të veçanta që keni ngrënë ndonjëherë. Hidhini një sy recetës të shpejguar thjesht dhe hap pas hapi.
INGREDIENTËT : 4 kg domate ( të mëdha dhe gjysmë të pjekura), 3 lakra me madhësi mesatare, 3 tufa majdanoz, 2 lugë gjelle kripë e zakonshme gjelle, 1 kg karota të grira imët në rende
UDHËZIMET : 1.Merrni një tepsi të madhe dhe shtoni në të lakrën e grirë imët me thi kë.
2.Shtoni gjithashtu majdanozin e grirë imët (ky perberes do ti jap shije komplet tjeter), karotat dhe kripën. Shty peni mirë me dorë lakrën dhe i përzieni me dorë të gjitha bashkë.
3.Merrni domatet e lara, u hiqi kokën dhe tulin. Tulin e prisni në copa të vogla dhe ia shtoni lakrës.
4.Tani merrni një kovë a një enë të madhe dhe vendosni në fillim një shtresë me lakër.
5.Filloni e vendosni me radhë domatet e mbushura me lakër. Domatet i mbyllni me kapakun e tyre.
6.Pas çdo shtrese me domate, vendosni një shtresë me lakër. Këtë të fundit ngjesheni mirë me dorë në mënyrë që të mos marrë ajër.
7.Kështu veproni deri në fund dhe në fund e mbyllni me një tjetër shtresë lakër. I vendosni kapakun kovës apo enës (kjo varet nga sasia që do të përgatisësh,).
8.Enën e mbështillni me një plasmas dhe e ruani deri në 2 javë në një vend të ftohtë (në ballkon, në oborr, por edhe në frigorifer).
9.Pas 2 javësh mund t’i konsumoni normalisht duke i servirur në pjatë me pak vaj ulliri sipër.
SHËNIME : Mos harroni t’i kontrolloni turshitë herë pas here gjatë 2 javëve të fermentimit dhe të pastroni shtresën e sipërme të lakrës e cila mund të myket./neps.al