Kjo recetë u përgatit nga Gatimet Shqiptare.
Përbërësit: 5-6 patëllxhanë, kripë, vaj ulliri, 2-3 lugë gjelle salcë domatesh, 3 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle gjalpë të freskët, 2 deri 3 gota qumësht, 2 kokrra vezë, 3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë, majdanoz i grirë hollë, piper i kuq dhe i zi.
Përgatitja: Patëllxhanët i lajmë, u presim bishtat dhe më pas i vendosim në një tenxhere me ujë me pak kripë për t’i zierë 10 minuta.
Mund t’i provoni me një pirun, nëse janë zbutur mjaftueshëm, piruni do të depërtojë lehtësisht. Më pas, hiqni tenxheren nga zja rri, t’i kulloni patëllxhanët dhe t’i vendosni në një pjatë për t’u ftohur.
Kur të jenë ftohur i presim në mes (për së gjati) dhe me ndihmën e një luge heqim tulin por jo plotësisht. Tulin e patëllxhanit e ruajmë në një tas më vete për ta përdorur në mbushjen e patëllxhanëve.
Në një tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni derisa masa të bëhet kremoze.
Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës . Kur salca e qumështit të jetë gati shtoni tulin e patëllxhanit që keni lënë mënjanë, përzjeheni bashkë e salcën derisa masa të bëhet homogjene.
Më pas, vendosini patëllxhanët për mbushje në një tavë të lyer me pak vaj dhe salcë domateje. Si fillim secilën prej patëllxhanëve për mbushje lyejini me pak salcë domateje, më pas secilën prej patëllxhanëve mbusheni me me salcën e përgatitur.
Spërkatini sipër nëse preferoni me pak djathë kaçkavall të grirë dhe me pak vaj ulliri dhe futini të piqen në furrë të parangrohur derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë të kuqërremtë. Kur t’i servirni spërkatini me pak majdanoz të grirë./living