Që nga konsumimi i pijeve energjike, kafesë, por edhe qëndrimi zgjuar në orët e vona, ndikojnë në shëndetin e zemrës.
Mjekja kardiologe Manjola Lika, thotë se ky stil jetese i të rinjve po i bën ata të kenë çrregullim të ritmit të zemrës apo takikardi.
“Vitet e fundit është vënë re një shtim në frekuencë të rasteve që paraqiten te kardiologu.
20-30 vjeçarët shpesh ankohen për çrregullime të ritmit të zemrës, konsumimi i tepërt i kafeve, çajit jeshil, pijet energjike, konsumimi i substancave na rko tike, ndikojnë tek ky ritëm i shpeshtë”.
Mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes me ushqyerjen, për të ndihmuar zemrën që të punojë normalisht.
Për ta konsumimi i një vakti veç një herë në ditë, shkakton fryrje stomaku tek disa njerëz duke u pasur me një ritëm të shpeshtë të zemrës.