Nëse e kaloni gjithë ditën të kërrusur para kompjuterit dhe nuk ju qëndrojnë as shpatullat drejt ndërsa po hani, me siguri, për fat të keq, mund të jeni të familjarizuar me dhimbjet e tme rrshme të shpinës.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kiropraktikës, 80% e njerëzve vuajnë nga këto dhimbje në një moment të jetës së tyre, ndërsa sipas Qendrës për Kontrollin e Sëm undjeve, gratë janë më të rrez ikuara se meshkujt që të përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.
Përveçse janë më të rrezikuara që të kenë dhimbje shpine, gratë janë edhe më të zonja se meshkujt që t’i injorojnë këto dhimbje. Kjo në fakt është shumë e gabuar.
Nëse ju vetëm do të kryqëzoni gishtat dhe të prisni derisa dhimbjet të lehtësohen, mund të pësoni dëmtime të përhershme. Ekspertët rekomandojnë njerëzit që të vizitohen tek mjeku nëse përjetojnë dhimbje të shpinës për më shumë se 6 javë. Për më tepër, ja cilat janë 3 shenjat që paralaj mërojnë se nuk duhet t’i injoroni dhimbjet e shpinës.
1.Dhimbja e shpinës shoqërohet me dhimbjet e këmbëve
Nëse keni dhimbje që fillon nga shpina apo kurrizi, vazhdon tek këmbët dhe përfundon tek gishtat, mund të jetë shenjë e aca rimit të fijeve nervore.
Ndodh që gjendja të përmirësohet vetvetiu, megjithatë nuk përjashtohen as rastet kur mund të shkaktojë mpirje, dobësi të muskujve dhe dhimbje të vazhdueshme, kush do t’i donte?
90% e njerëzve që shfaqin këto simptoma zakonisht nuk kanë nevojë për ndërhyrje, megjithatë ka edhe disa procedura joinvazive, si masazhi, fizioterapi, aplikimi i nxehtësisë etj ,që mund t’i lehtësojnë këto simptoma.
2. Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me ekuilibrin
Ndërkohë që kalojnë vitet, fillon të rritet edhe rrez iku për pësimin e fra kturave të lidhura me osteoporozën. Prandaj, nëse keni dhimbje shpine dhe duket sikur keni probleme me ekuilibrin, duhet të konsultoheni me një mjek.
3.Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me zorrët ose fshikëzën e urinës
Një sërë simptomash të tjera që absolutisht nuk duhet të injorohen janë problemet me zorrën ose fshikëzën e uri nës dhe mpirjen e ijëve./ Burimi: ”Shëndeti.com”