Është padyshim në një aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë. Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.
Pak ditë më parë Albeu.com risolli në kujtesë akotren e cila është bërë nënë e një djali dhe sot ajo ka dhënë një intervistë pas shumëkohësh shkëputje.
Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ervina Kotolloshi tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria. Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tra gj ik që pësoi.
“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aks identoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alk ol. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.
Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.
A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aks identi? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej oper uar disa herë?
Nuk e di. Por ajo që më ka lënd uar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vd ekur nga aks identi’.
Ishte e tme rrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aks identit.”, tha ajo. Më tej, Ervina theksoi se personi që shkaktoi aks identin nuk ka bërë bu rg dhe se i vinte keq që s’e ka mediatizuar ngjarjen pasi siç tha ajo, ishte një ngjarje për të reaguar fort pasi institucionet nuk funksionuan.