Ajo është vetëm 13 vjeçe, ka pak vite që është futur në tregun muzikor, por nga ana tjetër mund të themi se ajo është lindur në skenë. Vajza e Ardit Gjebreas, Anna, duket se ka trashëguar nga i ati talentin për muzikën e tashmë ajo ka publikuar këngën e saj të tretë “Just Dance”.
Teksa babi i saj është në përgatitje të Këngës Magjike, e ftur te Rudina, Anna është pyetur nëse do ta shohim ndonjëherë si konkurrente në “Këngën Magjike.
Anna me të qeshur thotë se duke qenë se producent është i ati, ka konflikt interesi dhe se nuk mund të jetë konkurrente.
“Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkurroj.
Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën”, shprehet vajza e Ardit Gjebreas.