Sigurisht që ka nga ata që ju pëlqen kafe e thjeshtë, e hidhur, por shumica pëlqejnë ta pinë atë pak a shumë me sheqer dhe qumësht. Ekspertët thonë se duhet të imitojmë pakicën që pi kafe të hidhur. Sipas hulumtimit, ne as nuk duhet ta fusim qumështin në kafe pasi kur përzihet me sasi të mëdha kafeine, sekretimi i kalciumit në uri në rritet, dhe një sasi e madhe depozitohet në zorrët.
Proteina casein, e cila gjendet në qumësht kur bie në kontakt me kafeinën, mpikset dhe krijon gaz që shkakton fryrje, dhimbje barku dhe shqetësime abdominale.
Përveç kësaj, nutricionistët thonë se qumështi në kafe bllokon metabolizmin dhe është arsyeja kryesore kur dikush nuk mund të humbasë peshë.
E njëjta gjë vlen edhe për ëmbëlsuesit e kafesë, të cilat janë bërë shumë të njohura vitet e fundit. Kafeja e pasur me shtresa të ajkës dhe shurupit arrin sasi astronomike të kalorive.
Për shembull, një kafe e tillë në një filxhan të vogël mund të përmbajë deri në 300 kalori që nuk kanë vlerë ushqyese, kështu që ato bëjnë më shumë dëm sesa dobi.
Edhe nëse shmangni këtë lloj kafeje, tashmë ka të ngjarë që të hidhni një deri në dy lugë çaji sheqer, i cili jo vetëm që krijon probleme shëndetësore, të tilla si diabeti dhe obeziteti, por gjithashtu ndryshon shijen origjinale të kafesë.
Nëse, nga ana tjetër, nuk ju pëlqen të pini kafe të hidhur, atëherë gjeni një alternativë në ëmbëlsuesit natyralë.