Për shumë njerëz rënia nga pesha nuk është thjesht një qëllim i përkohshëm, , por një stimul për të ndërtuar një stil jetese të shëndetshme.
Nëse në rrjetet sociale mund ‘’të maskoni’’ defektet e vogla me filtra apo pozicione specifike, në jetën e përditshme nuk keni zgjidhje tjetër veçse të ndryshoni regjimin e të nginit dhe të merreni me aktivitet fizik.
Megjithatë ekzistojnë edhe disa truke të vogla për të shkrirë dhjamin dhe humbur peshë: lëngjet detoks.
Living ju propozon sot një recetë shumë interesante, me përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi dhe nuk ju rëndojnë xhepin: pija detoks me majdanoz, limon dhe uthull molle.
Sipas ‘’Healthy Food Style”, kjo pije duhet konsumuar çdo mëngjes esëll dhe para se të flini.
PËRBËRËSIT: 3 lugë gjelle majdanoz të grirë, 1 limon mestar, 1 gotë ujë i ngrohtë (200-250 ml) dhe 1 filxhan kafeje uthull molle. Vendosni ujin në zjarr dhe më pas shtoni majdanozin.
Lëreni të ziejë për 20 minuta. Më pas filtrojeni dhe shtoni përbërësit e tjerë. Lëreni të ftohet paksa, por jo plotësisht, dhe pijeni para vaktit të mëngjesit dhe gjumit./living