Përmirësimi gradual i ksuhteve të motit në të gjithë territorin shqiptarë ka nisur. Sot kemi vranësirat dhe prezenca e reshjeve në sasi të pakta dhe krejt të papërfillshme, krahasuar me atë çfarë kemi përjetuar këto 4 ditë.
Ditën e sotme, reshjet e dëborës do të shfaqen në 1200 metra lartësi nga niveli i detit. Ndërkohë që reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente në pjesën tjetër të territorit.
Në veri-perëndim, sërish zona e Shkodrës, e mbi-Shkodrës, Lezha dhe më pak Kurbini do të kenë rreshje me intensitet mesatar sot paradite, rreth orës 9-11, por do të jetë krej afatshkurtër. Më vonë pritet një dobësim i ndjeshëm i reshjeve.
Ndërkohë termometri ka shënuar 4 gradë në zonat malore, në orët e mëngjesit. Në zonat e ultësirës perëndimore mëngjesi ka shënuar 9 gradë celcius.
Ndërkohë mesidta qëndron në të njëjtat vlera termike me një ditë më parë. 8-10 garë celcius në zonat malore dhe 15 gradë celcius përgjithësisht në ultësirën perëndimore.
Përjashtim bën vetëm skaji jugor ku termometri gjatë ditës së sotme mund të ngjitet rreth 16 apo 17 gradë celcius.
Edhe pjesën e parë të ditës së nesërme presim reshje shiu me intensitet të ulët, dhe që nga pasditja e të enjtes pritet përmirësim i kushteve të motit. Deri të shtunën moti do të qëndrojë i kthjellët dhe me kushte të mira atmosferike.
Kemi një sistem të fuqishëm me vraniësira dhe reshje që do të vendoset mbi Itali dhe pjesën më të madhe të Adriatikut. Meteorologia Tanja Porja thotë se sinjalet janë që ky sistem të qëndrojë mbi hapsirat detare dhe të mos e prek territorin shqiptarë, pasi është po aq i fuqishëm sa ky sistem që kaluam./albeu.com/