Mos humbisni rastin ta provoni këtë recetë. Shijojeni për mëngjeset e tuaja bashkë me familjen. Ndiqni hapat e thjeshtë dhe përgatisni vetë brioshët më të shijshëm që keni provuar ndonjëherë.
PËRBËRËSIT : 250 gr miell, 125 gr gjalpë, 125 gr kos të bardhë, 1/2, pako maja për embëlsira, një majë luge kripë, lëkur limoni i grirë imët, pak miell kokosi
PËRGATITJA
Shkrijmë gjalpin në banjo maria, ( nje tenxhere me ujë të nxehtë poshtë dhe një ene tjetër ku vendosim gjalpin në menyrë që të shkrihet ).
I bashkojmë të gjitha përbërësit sëbashku.
I kalojmë në mixer dhe më pas brumin e punojmë dhe me duar.
Spërkasim tavolinën me miell, hapim brumin në një rreth, e ndajmë në 8 pjesë. I mbushim me çfarë të kemi më shumë qejf, si reçel, mjaltë, nutella dhe i pjekim me 180 gradë për rreth 20 minuta./Kuzhinaime