Kjo recete u pergatit nga Gatime Shqiptare. Përbërësit: 4 të bardha vezësh,1/2 filxhan çaji me sheqer të bardhë dhe 1/2 filxhan çaji sheqer pluhur vaniljeje.
Përgatitja: Vendosim të bardhat e vezëve (të ruajtura në temperaturë ambienti) në një enë të madhe qelqi dhe i rrahim me mikser derisa të bëhet shkumë e bardhë, por jo e rra hur fort.
Shtojmë më pas sheqerin e bardhë dhe vazhdojmë punimin me mikser derisa të realizojmë një marengë të fortë.
Sitim sheqerin pluhur së bashku me vaniljen dhe e shtojmë tek marenga gradualisht duke e trazuar me një spatul me kujdes që mos të na pritet shkuma. Shtrojmë letër pjekjeje në një tavë të madhe dhe hedhim mafishet me lugë ose me një qese pastiçerie.
E vendosim tavën në furrën e parangrohur në 100 gradë dhe i lëmë mafishet të piqen për gati 1 orë e 30 minuta. Ju bëftë mirë!