Ne fakt sic e keni pare pjesa me e madhe e Shqiperise ka nisur me vranesira te shpeshta, vranesira te dendura te cilat jane me prezente ne veri sesa ne zonat qendrore, ndersa ne zonat jugora ka dhe intervale me diell. Parashikoj qe oret vijuese te mbeten nen ndikimin e vranesirave. Megjithate do te kemi intervale me diell.
Dita e sotme ka sjelle edhe nje rritje te perqindjes se lageshtires se ajrit ne disa qytete, duke bere te ndihet dhe me e fresket dita sesa diten e djeshme.
Temperaturat minimale do te bien deri ne 1-2 grade ne shume qytete te verilindjes si Bulqiza, Peshkopia.
Vlerat maksimale pritet te ngjiten deri ne 16 grade ne pjesen me te madhe te ultesires perendimore, perjashtuar bregdetin ku Saranda do te shenoj temperaturen 17 grade.
Neser do te kemi kthjellime sidomos ne oret e paradites, nderkohe pasditja do te kete vranesira te shpeshta por nuk pritet te kete rreshje- eshte shprehur meteorologia e njohur Lajda Porja.
Gjithashtu kete jave pritet te jemi ne po te njejtat kushte deri ne fund te kesaj jave ku pritet te shenoj dhe nderrimi i viteve ne vendin tone.