Ndonëse kemi hyrë në muajin janar, duket sikur jemi në një stinë pranverore. Moti i ngrohtë po na shoqëron me tempratura aspak të zakonta për stinën ku jemi.
Sakaq, meteorologu Hakil Osmani në një lidhje skype në News24, pohoi se në këto ditë të para të janarit do të mbizotërojnë temperatura të larta, ndërsa në javën e tretë të këtij muaji do të ketë temperatura në ulje.
“Temperaturat deri në 17 gradë celsius. Në zonat malore gjatë kësaj jave do jenë në 2-3 gradë. Kemi temperatura që nuk janë normale për stinën. Nuk do kemi reshje, por në disa momente vranësira.
Java e tretë e janarit parashikohet të sjellë rënie të temperaturave, motin që duhet të jetë dimri. Reshjet e borës do jenë prezentë nga java e dytë e janarit, duke nisur nga data 9, por 900 metra nga niveli i detit, në zonat malore”, tha Osmani.
Nderkohe sipas sinoptikanes Porja pritet që në pjesën e dytë të ketë jo vetëm shira por dhe reshje dëbore, sidomos në zonat malore. Pjesa tjetër ka reshje shiu. Parashikohet që ditët e ftohta të jenë pas datës 13.