Java e parë e muajit Janar erdhi me temperatura të larta, tipike të vjeshtës, ndërsa java e dytë solli dimrin në territorin shqiptar. I ftohti gjithsesi do të jetë kalimtar, thonë meteorologët.
Hakil Osmani nga Meteoalb: Sot pasdite pritet depërtim i masave ajrore të ftohta me origjinë nga veri-verilindja e Europës duke sjelle rënie të menjëhershme të temperaturave. Që nga nesër e në vijim motit do të jetë i kthjellët, por i ftohtë.
Reshjet që kanë rënë mbrëmë gjatë natës, kanë qenë të fokusuara kryesisht në veri dhe veriperëndim të territorit ku ka patur përkatësisht nga 80 deri në 100 mm në zonat e mbi Shkodrës. Në zonat jugore ka patur afërsisht 50 mm shi, ndërsa në zonat qendrore ka patur afërsisht 30-40 mm shi.
Orët vijuese sjellin dobësim të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, por mbetet e gjithë zona lindore me reshje dëbore, ku më të përqendruara do të jenë në juglindje të territorit.
Dëbora do të zgjasë deri nesër në mesditë, por në sasi të pakta nga 5 – 8 cm dhe mbi 10 cm në zona të thella malore.
Problem do të jenë edhe ngricat nëpër akset urbane të zonat verilindore dhe juglindore, kjo për shkak të temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjeve dhe mëngjeseve.
Situata është kalimtare, pasi ky i ftohtë do të qëndrojë në vendin tonë për 4-5 ditë, teksa fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi edhe temperatura në vlera pozitive në zonat malore.