Zakonisht në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit, shumica e njerëzve vuajnë nga rënia e flokëve. Por, jo gjithmonë rënia e flokëve shkaktohet nga kjo arsye.
Ekspertët thonë se, rënia e flokëve shkaktohet nga mungesa e vitaminës D.
Vitamina D është një lëndë shumë ushqyese për trupin tuaj. Por, fatkeqësisht shumë njerëz kanë mungesë të kësaj vitamine në trup.
Vitamina D, gjithashtu është thelbësore për kockat e forta, lëkurën me shkëlqim dhe shëndetin optimal të imunitetit, madje luan një rol në rregullimin e insulinës.
Jo vetëm kaq, por marrja e një doze ditore të vitaminës D, ka treguar se ndihmon në largimin e problemeve si; sëm undjet e zemrës, osteoporoza dhe madje edhe depr esioni.
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në stimulimin e gjëndrave tuaja të flokëve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D në fakt mund të shkaktojnë rënie të flokëve.
Për më tepër, mungesa e vitaminës D ka qenë e lidhur edhe me alopecinë, një gjendje e cila shkakton njolla në lëkurën e kokës dhe zona të tjera si tek burrat ashtu edhe tek gratë.