Krenarìte e kombìt behen bashke ne nje tryeze, ja cìlì ìshte personì qe ì mblodhì

Aktivisti Arbër Hajdari ka bërë bashkë regjisorë e aktorë, figura emblematike të skenës shqiptare. Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Kastriot Caushi, Bujar Kapexhiu, Bujar Asqeriu, Mevlan Shanaj etj, janë miqtë që ai i ka mbledhur në një tryezë.

Me një postim në rrjetin e tij social, Hajdari shkruan se ka mirëpritur krenaritë e kombit, me të cilët ka zhvilluar dhe një bisedë. Ai i shpreh mirënjohje dhe falënderime për kontributin e çmuar që kanë dhënë për vendin tonë.

“Sot mirëprita në Ndërmarrjen tonë Sociale, KRENARITË E KOMBIT

Kënaqësi e veçantë biseda me aktorët dhe regjisorët më të mirë të Shqipërisë. Faleminderit shumë dhe mirënjohës përjetë për kontributin e çmuar që keni dhënë për vendin tonë. Faleminderit i madhi Robert Ndrenika, e dashura Tinka Kurti e Margarita Xhepa së bashku me Natasha Lako.

Faleminderit Viktor Zhusti, Kastriot Caushi, Bujar Kapexhiu, Bujar Asqeriu, Saimir Kumbaro, Ylli Pepo, Ilir Harxhi, Mevlan Shanaj, Sokol Angjeli, Enver Petrovski. Jeni të mirëpritur gjithmonë.

Mirënjohje përjetë!”, shkruan Arbër Hajdari./zathur.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *