Kur Kiara Tito festoi ditëlindjen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, publiku mendoi se si surprizë do t’i shkonte Butrint Imeri, me të cilin ka pasur një lidhje dashurie per disa vite.
Një gjë e tillë u përforcua edhe nga disa postime të këngëtarit në rrjetet sociale. Por nuk ndodhi aspak ashtu, pasi ishte Luiz Ejlli ai që këndoi për moderatoren në ditën e saj të veçantë.
Në lidhje me këtë situatë së fundmi kanë biseduar Maestro, Luizi, Kiara dhe Efi. Këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet,”-ka shtuar Luizi.
Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra të personave që nuk ndodhen aty.
Kujtojmë që atë ditë disa orë para nisjes së spektaklit Butrinti publikoi një tjetër foto, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin, “qetësia përpara stuhisë.” Epo nga ai vetëm stuhi nuk pamë të martën, në fakt nuk pamë asgjë…
“Surpriza” që ai kishte për “fansat” nuk u realizua, çfarë na bëri të mendojmë se dyshimet se ai do të futej në “Big Brother Vip” ishin të vërteta./albeu