Provoni të lehtësoni vështirësitë e ftohjes me ilaçe natyrale. Moti i ftohtë sjell edhe ftohje të shpeshta të cilat kryesisht manifestohen me dhembje të fytit, me kollë të fortë dhe me hundë të mbyllura.
Para se të merrni ilaçe, provoni ta lehtësoni problemin me ilaçe natyrale.
E gjitha që ju nevojitet janë hurmat, transmeton Telegrafi.
Hurmat përmbajnë kalium, që është ndër mineralet më të rëndësishme i pranishëm në trupin e njeriut. Krahas kësaj, përmbajnë fibra, magnez, antoiksidantë, bakër dhe vitaminë B.
Hurmat janë një ushqim me veprim më të fortë kundër paraz itëve, lidhin, shkat ërrojnë dhe largojnë paraz itët nga organizmi nëpërmjet aparatit tretës, maja, mykun dhe kërpudha të tjera, si dhe metale të rënda, bak tere të dëmshme, vi ruse dhe pat ogj enë të tjerë toksikë.
Përbërësit: 1 filxhan hurma, 2 gota ujë
Pri tini hurmat në copa më të vogla, më pas vendosini në një tenxhere me ujë dhe lërini të zhytura në ujë për gjysmë ore. Pas kësaj, zieni ujin dhe ziejini hurmat të mbuluara në zjarr të ulët për rreth 20 deri në 30 minuta.
Kur të jenë pjekur i ftohni pak dhe më pas i përzieni. Për të marrë shurupin e hurmës pa tul, kullojeni./Telegrafi