Përbërësit: 500gr miell, 150ml qumësht të ngrohtë, 150ml ujë të ngrohtë, 1 lugë të çajit kripë, 2 lugë gjelle maja të thatë, 3 lugë gjelle vaj ulliri, majdanoz të copëtuar, specë dj egës të bluar.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtoni 500gr miell, 1 lugë të çajit kripë, 2 lugë gjelle maja të thatë dhe përzieni masën mirë me lugë për pak sekonda.
Më pas tek masa shtoni 150ml ujë të ngrohtë, 150ml qumësht të ngrohtë, përzieni përsëri masën derisa të bashkohet mirë mielli me ujin dhe qumështin.
Pastaj tek brumi shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe e ngjeshim brumin me duar për 10 minuta ashtu.
Pasi e kemi ngjeshur mirë brumin, i japim formë e një topi dhe e lyejmë sipër me vaj perimesh. E mbulojmë me qese kuzhine dhe e vendosim mënjanë në vend të ngrohët për 1 orë derisa të dyfishohet në madhësi.
Pasi brumi të dyfishohet, e vendosim në tavolinë dhe e presim me thikë në 6 pjesë. Nga këto 6 pjesë formojmë topa të vegjël ashtu siç e shikoni në video, duke i holluar më pas në tavolinë të përmiellur dhe duke u dhënë formë sa një pitalkë.
Më pas secilën petë vendoseni në tigan të cilin e kemi ngrohur më parë në temperaturë mesatare, duke i gatuar për 5-6 minuta nga secila anë.
Pasi të piqen i vendosim në pjatë, i lyejmë me vaj dhe sipër u hedhim majdanoz të copëtuar dhe specë dj egës të bluar. Përgatiten shpejt dhe bëhen shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!/rtvperendimi.com