Debore ne Tìrane? Ja datat kur prìtet te kete rreshje te bore ne kryeqytet

S’ka vit pa dimër! Diell, por temperatura shumë të ulëta kanë mbërthyer vendin.

Gjithë kjo javë, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente pasditen e sotme dhe do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

Përjashtim bënë dita e enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Ndërsa shume vende në veri, verlilindje e juglindje janë zbardhur nga bora, pyetja që shumë kanë është: A do të bjerë borë në Tiranë?

Sipas parashikimit të motit, në Tiranë reshje bore pritet të ketë më 7 dhe 8 shkurt, ndoshta intesiteti i reshjeve do të jetë i vogël dhe afatshkurtër./noa.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *