Gjëndra e tiroides ka një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut pasi është përgjegjëse në prodhimin e dy hor mo neve: tiroksina dhe trijodotiroksina. Por jo në pak raste,sasia e jodit nuk qëndron brenda parametrave normalë,e kjo sjell probleme të shumta në shëndetin e njeriut.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, mjeku popullor Ylli Merja tregon se femrat janë 4 herë më të predispozuara sesa meshkujt për t’u prekur nga sëm undjet që lidhen me gjëndrën tiroide.
Më tej mjeku shpjegon të gjitha shenjat që nuk duhen neglizhuar nga të sëm urët e, gjithashtu, tregon recetat më të mira të mjekësisë alternative për kurimin e rikthimin në gjendjen normale të tiroides.
Cili është funksioni i gjëndrës tiroide në organizmin e njeriut?
Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të gushës, poshtë laringut, dhe në përgjithësi pesha varion nga 15-22 gram.
Roli i saj në organizëm është tejet i rëndësishëm e kjo nis që në fillimin e em.bri.onit; pra, nëse tiroidja është në normë edhe truri në fe tus zhvillohet normalisht, e po ashtu edhe dhëmbët, flokët, organet. Kjo gjëndër kaq e vogël ka si aktivitet primar prodhimin e dy ho rm on eve që janë tiroksina dhe trijodotiroksina.
Tiroksina ka si funksion që gjatë prodhimit nga tiroidja një pjesë të shkojë të akumulohet në mëlçi dhe pjesa tjetër të komandojë hipofizën në mënyrë që kur bie niveli i TSH-ashit në gjak, të nxitet prodhimi i tij.
Ndërsa trijodotiroksina komandon aktivitetin fiziologjik të organizmit, pra është një jod, i cili merr pjesë në prodhimin e enzimave dhe i stimulon ato për punë, kur është në parametra normalë.
Çfarë ndodh kur jodi nuk është brenda parametrave normalë?
Ka raste kur ky jod nuk është brenda normave normale e si pasojë fillon të “çalojë” organizmi. Po përmend dy sëm.un.dje patologjike të para që tregojnë se gjëndra tiroide nuk funksionon normalisht.
Mungesa e ho rm on it të tiroides është një nga shenjat e para, e cila njihet si hipotiroidizëm dhe shoqërohet me këputje trupore, dëshirë për të fjetur, tharje e lëkurës, rënie flokësh (nëse shihet në analizë, rrënja e qimes rezulton e rrudhosur, e këputur).
Gjithashtu, hipotiroidizmi shoqërohet edhe me uljen e pulsit të zemrës dhe shenja nervozizmi që shfaqet pa shkak, shpesh, por që zgjat pak kohë.
Në rastet kur individi ka këto shenja klinike, zgjidhja më e mirë është që të bëjë një vizitë te mjeku, të realizojë një eko të tiroideve si dhe kryhet një analizë për të parë nivelin e jodit në gj.ak.