Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka qenë i ftuar pediatri Edi Tushe i cili i këshillon prindërit që mos përdorin asnjë med ikament për temperaturën tek fëmijët pa i kaluar 39.
Ai shprehet se për mjekët temperatura 38-39 është e dëshirueshme dhe nuk duhet ndërhyre sepse është mekanizëm mbrojtës, është në proporcion të drejtë me numrin e mikr obeve që popullon një njeri.
Edi Tushe: Temperatura 38-39 ne e konsiderojmë të dëshiruar, nuk duhet ndërhyrë, ndonjëherë edhe 39 e sipër duhet të pritet. Temperatura është mekanizëm mbrojtës, është në proporcion të drejtë me numrin e mikr obeve që popullon një njeri.
Sa më lart, agr esiv të shumohet mikr obi, aq më lart është temperatura, për arsye se një mikr ob që popullon njeriun mund të shu mohet vetëm në temperaturë normale të njeriut.
Ne ngremë temperaturën që të frenojmë pikërisht shumimin e mikr obit. Temperaturat 38-39 nuk bëjnë asnjë gjë, as nuk vërehet, nuk e vëren prindi. E prek me dorë, e sheh të nxehtë, i vë termometrin, ububu thotë 39. Me vrap përpiqet që t’i japë ato barnat që shërbejnë për të ulur temperaturën.
Shpesh herë për shembull, ndërhyrja që duhet të bëjë prindi duhet të jetë në funksion me sjelljen e fëmijës. Në qoftë se fëmija ka një sjellje krejtësisht normale, s’ka pse të ndërhyjë, të presë edhe pse temperatura është e lartë.
Në rast se fillon përgjumet, lëshohet etj, etj atëherë duhet patjetër që ta ndihmosh. Përgjithësisht ne kemi si rregull që 39 e sipër duhet dhënë mje kim, për të ulur temperaturën.
Natyrisht barnat që jepen për temperaturën nuk janë pa rrez iqe. Ajo që përdorim më shumë ështëparacetamoli,ibubrofeniështë më i rrez ikshëm, është zgjedhje e dytë.
Paracetamoli megjithëse rrallë mund të të japë sepse çdo bar ka dy efekte, ka një efekt bamirës, edhe një efekt të keq, është thi kë me dy presa, bën mirë, por mund të shkaktojë dhe pl agë gjithashtu. Kështu që dhënia e barnave duhet të jetë gjithmonë e arsyeshme.
E kufizuar, sepse në shumicën e rasteve ajo që vë unë re në praktikën time, prindërit ia japin pa e justifikuar shumë barin te fëmija.
Pediatri Tushe tregon gjithashtu se për t’i ulur një fëmije duhet të zhv ishet, të pijë ujë dhe të flejë gjumë për të mbledhur fuqinë./tvklan