Nje nga bìmet qe shumìcen e hereve e shìkonì buze rruges, por kur te mesonì dìsa nga vlerat e saj

Lëpjeta është një bimë shumëvjeçare. Është kultivuar shpesh si barishte në kopsht apo si perime me gjethe, por disa varietete të saj rriten të egra. Kjo barishte ka shije të mprehtë dhe të athtë që shton veçantinë dhe e bën super të shëndetshme dhe të shijshme çdo pjatë.

Lëpjeta është përdorur gjerësisht në Europë gjatë Mesjetës si diçka që i shtonte shijen e athtë dhe e bënte më të shijshëm ushqimin.

Fatkeqësisht, lëpjetat e humbën tërheqjen e tyre kulinare ndërkohë që filloi të përdorej gjerësisht limoni, por gjatë viteve të fundit kjo bimë ka filluar të përdoret sërish në kuzhinë.

Në kuzhinën tradicionale shqiptare lëpjeta njeh përdorim të gjerë dhe interesant. Shumë prej nesh mund ta kenë të freskët për shembull lakrorin me lëpjeta të gatuar nga gjyshja apo nëna, ndërkohë që së fundi lëpjetat përdoren duke u shtuar në sallata, në supa dhe në salca.

Lëpjetat përdoren veç të tjerave edhe për të trajtuar inf eksionet dhe infla ma cionin e sinuseve dhe të traktit të frymëmarrjes. Lëpjeta ka efekt tharjeje në trup, gjë që e bën konsumimin e saj një mënyrë të shkëlqyer natyrore për të reduktuar prodhimin e mukozës. Arsyeja pse është kaq e mirë në zvogëlimin e masës së mukusit është sepse lëpjeta përmban tanine.

Taninet janë astrigent, komponime polifenolike që mund të gjenden në disa bimë. Nëse keni probleme që përfshijnë mbiprodhimin e mukusit (për shembull nëse jeni ftohur), atëherë lëpjeta mund të ndihmojë në pakësimin e mukusit.

Përmbajtja e lartë e vitaminave A dhe C e bën lëpjetën të shkëlqyer për sistemin imunitar, që do të thotë se ndoshta konsumimi i saj mund të sjellë përfitime në luftën kundër kan ce rit, si dhe një sërë sëm undjesh të tjera.

Lëpjeta është përdorur zakonisht për reduktimin e infla ma cionit dhe dhimbjes që shoqëron sinusin, që zakonisht i referohemi si inf eksion sinusi.

Gjithashtu, kjo barishte ka shumë antioksidantë dhe një sasi të madhe të vitaminës C e shërben për të ulur ënj tjet dhe për të lehtësuar dhimbjen, kur bëhet fjalë për inf eksionet e sinusit.

Lëpjeta e freskët mund të përdoret si ilaç natyral për të zbutur pl agët në gojë të shkaktuara nga i ftohti apo gripi.

Thjesht merrni një gjethe të pastër lëpjete dhe vendoseni mbi pl agë për rreth një minutë. Mund ta përsërisni këtë veprim deri kur ta shihni si të nevojshme. Përmbajtja e kaliumit në lëpjetë është shumë më vlera për shëndetin. Kaliumi është një mineral esencial që duhet ta konsumojnë përditë.

Ai nuk është vetëm një vasodilator, por është gjithashtu çelësi për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në tërë trupin. Duke konsumuar ushqime të pasura me kalium, siç është lëpjeta, mund të zvogëlojmë str esin.

Kjo rezulton në presion të ulur të gja kut, që zvogëlon shanset e kompl ikimeve shëndetësore të rrez ikshme, si mpi ksja e gja kut dhe sëm undjet koronare të zemrës./po.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *