Fatmirësisht, mjekësia tradicionale, në të cilën bie edhe metoda e lashtë kineze e akupunkturës, mund të ndihmojë pikërisht te këto probleme kro nike.
Kur është fjala për dhembjet e shpinës, kërdhokullave dhe nyjave, po jua tregojmë disa pika,me masazhin e të cilave mund t’i lehtësoni telashet,ndërkaq me stimulimin e rregullt madje plotësisht t’i elim inoni shkaktarët e dhimbjes, transmeton Telegrafi.
Pika e parë është GB 29 dhe gjendet në bashkimin e komblikut dhe tulit të kofshës. Me stimulimin e saj do të elim inoni dhembjet në kërdhokulla dhe përgjithësisht në nyja.
Në kombinim me pikat GB 30, të cilat gjenden pak më poshtë dhe parapa në drejtim të vitheve,në pjesën e poshtme të ashtit të komblikut, do t’i elim inoni dhembjet në pjesën e poshtme të shpinës,në nyja,kërdhokulla dhe në supe.
Pika B 54, e cila gjendet pas gjunjëve,gjithashtu ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të kërdhokullave dhe në pjesën e poshtme të shpinës,por ndikon edhe në lirimin e muskujve.
Stimuloni këto tri pika rregullisht dhe me siguri do t’i elim inoni dhembjet e shpinës dhe nyjave.