Torte e lehte me banane qe pergatìtet per vetem 15, ìdeale per kete fundjave

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta , falë recetës që Shije ju sjell. Hidhini një sy dhe nxitoni ta përgatisni.

Përbërësit : 4-5 banane, 4 luge ajkë e thartë, 200 ml ajkë e ëmbël, 300 gram biskota, 3 puding me vanilje, 9 lugë sheqer, 1 l qumësht, 200 gr margarinë vegjetariane

Përgatitja:

Në fillim përziejmë pluhurin e pudingut me sheqerin dhe pak qumësht të ftohtë, kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë. Pasi qumështi vlon, shtojmë pudingun dhe e përziejmë derisa të trashet kremi.

Pastaj e largojmë nga zja rri,shtojmë margarinën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina dhe kremi të homogjenizohet.

Pastaj shtoni biskotat e copëtuara dhe i përzieni. Në kallëpa 25×35 të lyer me pak vaj, shtoni gjysmën e masës dhe me një shtresë me banane, mbuloni të gjithë sipërfaqen. Më pas shtoni kremin e pudingut dhe biskotat.

Pasi ëmbëlsira të jetë ftohur pak, i shtoni sipër kremin e panës, të rra hur mirë. Shijojeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *