Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se nga 1 prilli do të rritet paga minimale.“Paga një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje”
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kohë më parë kanë prezantuar paketën fiskale dhe mbështetjen nga buxheti 2022 për bizneset.
Sipas Ramës brenda mandatit, synohet që rritja e pagës minimale të shkojë në 400 mijë lekë të vjetra.
“Dy masa të rëndësishme. Aktiviteti i biznesit të vogël është rritja e pagës minimale në 320 me ambicion të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra.” tha Rama.
Ndërkohë kryeministri ka zbuluar një skemë bashkëpunimi që do të ketë mes qeverisë dhe bizneseve për të gjithë ata persona që janë me ndihmë ekonomike.