Rënia e flokëve është një problem që ndodh si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.
Në këto raste përveç se duhet të ushqeheni shëndetshëm për të marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për forcimin e flokëve, ju duhet të bëni edhe maska me përbërës natyralë që do t’ju vijnë në ndihmë në këto raste:
Përbërësit: 1 e verdhë veze, gjysmë banane, 2 lugë gjelle mjaltë.
Fusni të gjithë përbërësit në blender derisa të formohet një masë homogjene.
Aplikoni masën e përgatitur në skalpin e flokëve dhe mbajeni për 1-2 orë. Shpëlajeni kokën si zakonisht. Përdoreni këtë metodë 1 herë në javë.
Burimi: Healthy Advisor Group