Sot ka nisur muaji i Ramazanit, një nga pesë shtyllat kryesore të islamit. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, nutricionistja e njohur Anila Kalleshi ka dhënë disa këshilla se si të ushqehemi shëndetshëm gjatë këtij muaji të madhërueshëm.
“Gjëja që më e rëndësishme që ne të marrim ushqime proteinike, ku flasim për bulmetrat, kosi mund të ishte një produkt shumë i mirë, por gjithashtu edhe karbohidratet, janë ushqime që do të na jepnin energji gjatë gjithë ditës.
Pra, për të qënë të përqendruar, për të pasur forcë, duke qenë të kputur, të lodhur, do të merrnim energji.
Burimi është shumë i rëndësishëm, nëse ne do të zgjidhnim burime të shëndetshme si kosin pa yndyrë, drithrat pa gluten, do të ishin një vlerë shumë e mirë për të gjithë ne”, u shpreh Kalleshi.
Më tej, ajo ka treguar edhe vakt ideal për iftarin dhe syfyrin, i cili do t’u shërbejë të gjithëve agjëruesve.
“Unë do të thoja që syfyri do të ishte mirë të fillonte me drithëra integrale, të shoqëruara me proteinat e marra nga bulmetrat, nga veza ndoshta, ose ndonjë smothies për ata që duan të humbasin peshë.
Nëse t’i përzgjedh ushqimet e duhura, të mban, frutat e thata psh që kanë acide yndyrore Omega 3 pafund, të cilat të bëjnë të ndihesh i ngopur, gjithashtu përmbajnë zink, magnesë, që na bëjnë të ndihemi shumë mirë.
Për iftarin kur prishet kjo mënyrë e të ushqyerit, do të ishte mirë proteinat e marra nga mishi ose peshku, por gjithashtu do të ishte mirë dhe ushqimet e përditshme që ne konsumojmë si fasulet, bizelet, thjerrzat, bishtajoret.
Sidomos për ata vegjetarianët që duan të marrin proteinat me origjinë bimore, do të ishin zgjedhje fantastike.
E shoqëruar më pas me sallatëra të ndryshme të bollshme, por gjithashtu edhe me supëra, të cilat bëjnë gjithashtu një shplarje të toksinave që janë mbledhur gjatë gjithë ditës./abcnews.al