Per dhìmbjet e stomakut provonì te perdornì kete lule teper te njohur sìdomos tek trajtìmet popullore

Dhimbjet e barkut janë ndër komplikacionet shëndetësore më të shpeshta që prekin organizmin dhe trupin e njeriut.

Mjafton një ftohje eapo virozë e lehtë dhe dhimbjet e barkut bëhen menjëherë prezente, e madje ndonjëherë bëhen edhe të padurueshme, sidomos gjatë natës kur bëhen shkak i pagjumësisë duke sjellë si pasojë edhe lodhje.

Ndërrimi i mabjentit nga i ngrohtë në të ftohtë dhe anasjelltas, kondicionerët, djersitja e etj shpesh bëhen shkak i ftohjes, e për rrjedhojë dhimbjeve të barkut.

Më poshtë disa kura natyrale shumë efektive dhe të nevojshme që ndihmojnë në lehtësimin dhe shërimin e dhimbjeve të barkut.

Ujë me Sodë

Vetitë vepruese të sodës së bukës ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të barkut, stomakut por edhe në rastet e djegiet e zemrës.

Në rastet kur keni dhimbje barku të shkaktuara nga i ftohti mjafton të hidhni gjysmë luge çaji me sodë buke në një gotë të mbushur gjysmë me ujë. Përziejeni dhe pijeni.

Uji me sodë nuk është i rekomandueshëm të përdoret në këtë rast për personat që vuajnë tensioni i lartë.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Vendosja e njëkomprese me ujë të ngrohtë në zonën e barkut do ndihmojë fillimisht në lehtësimin e më pas në largimin e dhimbjes.

E njëjta kurë mund të përdoret edhe në rastet e dhimbjeve të stomakut.

Pureja e mollës

Mollët janë fantastike përsa i përket dhimbjes së barkut dhe stomakut.

Mund t’i konsumoni si fruta por në rastin e dhimbjeve në stomak apo në bark, AgroWeb.org ju rekomandon që t’i përgatisni në formën e puresë.

Mjafton të qëroni 1 apo 2 kokrra mollë, t’i zjeni për 10 minuta e më pas t’i kaloni në një mikser në formën e puresë.

Sapo t’i konsumoni lehtësimi do të jetë i menjëhershëm.

Banania, xhenxhefili dhe kanella

Banania është ndër frutat më miqësore që ndihmon në largimin e dhimbjeve të barkut dhe të stomakut gjithashtu.

Banania nuk rekoamndohet që të konsumohet asnjëherë esëll herët në mëngjes me stomak bosh.

Nga ana tjetër edhe kanella është shumë efektive në problemet me barkun dhe stomakut.

Në raste të tilla mund të përgatisni një çaj kanele, ku mjafton të hidhni 2 lugë çaji kanellë pluhur në një filxhan çaji dhe uji dhe ta zjeni për 10 minuta.

Edhe xhenxhefili është ndër zgjidhjet më efikase kundër dhimbjeve të barkut dhe stomakut.

Mjafton ta përgatisni atë në formë çaji duke zjerë dy feta xhenxhefilli në një filxhan çaji ujë për 10 minuta dhe më pas ta konsumoni atë.

Efektet e jashtëzakonshme të kamomilit

Kamomili është fantastik në përdorimin e shumë kurave natyrale për qetësimin dhe lehtësimin e dhimbjeve.

Ai është një kurë efektive shumë e mirë edhe për lehtësimin e dhimbjeve të barkut.

Në raste të tilla AgroWeb.org ju sugjeron ta përgatisni si çaj duke hedhur dy lugë me lule kamomili të thatë në një filxhan çaji.

Ziejeni për 10 minuta dhe pijeni, do të qetësojë menjëherë dhimbjet e barkut./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *