Categories
Uncategorized

Lìra Gjìka ka 2 fjale per prìnderìt: Nese e nxìsnì femìjen qe te hakmerret eshte njelloj sìkur ate

Nga Lira Gjika

Ti mësojmë fëmijët të mos hakmerren duke tejkaluar të drejtën por të “hakmerren” duke patur kurajon të përballen nëpërmjet fuqisë së fjalës.

Të hakmerresh do të thotë të mos kesh të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe sociale. Hakmarrja provokohet nga një fyerje që dikush bën në drejtim të një individi tjetër.

Kur një njeri hakmerret nuk demostron gjë tjetër veçse kompleksin e thellë të inferioritetit ndaj vetes dhe të tjerëve. Hakmarrja ushqen harresën ndaj vetes dhe bën që keqbërësi të bëhet më i rëndësishëm se jeta.

Aty ku kultivohet hakmarrja, respekti për jetën dhe tjetrin nuk ka qenë principi i edukimit. Ndaj një njeriu që sillet keq apo që fyen mund ti qëndrohet larg por jo ti kundërpërgjigjesh në të njëjtën mënyrë, pra të imitosh atë.

Fëmijët duhen edukuar që të shmangin reagimet apo kundërpërgjigjet nëpërmjet forcës fizike, dhunës apo fyerjeve. Që të kultivohet kjo mënyrë të sjelluri, pra që të shmanget hakmarrja, prindërit, gjyshërit, mësuesit nuk duhet ti krahasojnë, ti etiketojnë, të mos ndërhyjnë me fyerje dhe sharje kur fëmijët grinden.

Ata duhet ti japin të drejtë në mërzinë e tyre por që nuk kanë gjetur mënyrën e duhur për të zgjidhur konfliktin. Prindër, mësues mos nxisni fëmijët të kundërpërgjigjen me dhunë.

Nxitja juaj bëhet mënyrë të sjelluri për fëmijën, kujdes! Shpesh dëgjoj prindër që i nxisin fëmijët të reagojnë keq, ata harrojnë që fëmija i tyre vendoset midis “dy zjarresh”, turpi nga prindi dhe frika nga “kundërshtari”.

Prindër mos mendoni që fëmija juaj bëhet trim kur ju e nxisni sepse ta nxisësh të sillet keq apo të hakmerret është njësoj si ta lësh vetëm apo ta braktisësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *