Nga Ahmet Dursun – Recetë autentike të kulinarisë shqiptare. Në shek. XV me lejen e Mehmetit II, kur u ngrit fshati i shqiptarëve (sot ende vazhdon të quhet Arnavutkoy), u gatua gjerësisht nga shqiptarët e asaj kohe në Stamboll, derisa gjeti një vend krejt të veçantë edhe në sarajin e sulltanit.
Mendohet se mënyra e përgatitjes së kosit ka shërbyer për të shpikur edhe beshamelin.
Përbërësit – 500 gr mish qengji (me kockë), 350 gr kos (natyral), 2 vezë (të verdhat), 10 gr kripë, 20 gr miell, 25 gr oriz, 60 gr gjalpë, 1 kokërr hudhër, 10 kokrra piper i zi, gjysmë gjethe dafine, gjysmë qepë (e thatë)
Përgatitja
1. Mishin e qingjit bashkë me gjethe dafine, gjysmë qepe të thatë, kokrrën e hudhrës, piperin e zi i vendosim në 1 litër e gjysmë ujë bashkë me kripën dhe i vemë të ziejnë rreth 1 orë.
2. Kosin e përziejmë me vezët e rrahura.
3. Skuqim miellin me gjalpin në zjarr të ngadaltë.
4. Pastrojmë mishin e qengjit nga kockat, i vendosim në tavë (nuk përdoren erëzat, qepa dhe hudhra).
5. Përziejmë miellin me kosin e rrahur dhe i vendosim mbi mish.
6. Hedhim në përzierjen e tavës sasinë e orizit për mpiksje.
7. Rregullojmë sasinë e kripës.
8. E vendosim në furrë për 180 gradë për 20-25 minuta.