22 korriku konsiderohet si dita e trurit dhe shërben për rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet neurologjike, të cilat duhet thënë se vitet e fundit janë bërë edhe më të shpeshta.
Neurokirurgu Artur Xhumari i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews ka dhënë më shumë detaje për sëmundjet që prekin trurin e njeriut.
Ndërkohë pyetjes se sa përqind të trurit përdorin njerëzit, Xhumari iu përgjigj se nuk ishte në dijeni, ndërkohë shtoi se funksionimi i trurit lidhet me bashkëveprimin e qelizave.
“Gjenetika në përgjithësi është ndër faktorët favorizues. Ju e dini se ne kemi dy palë kromozomesh në jetën tonë, kur dëmtohet njëri, vazhdojmë me tjetrin.
Kur të dy dëmtohen, atëherë fillojnë shfaqen sëmundje.
Shmangia e toksinave nga jashtë të ndihmon të mos kesh dëmtime të kromozomeve, të mos kesh shfaqje të sëmundjeve.
Pra të mundohemi të kuptojmë se çfarë i bën dëm vetes sonë dhe që më pas sjell sëmundje.
Nuk e di sa përqind të trurit përdorim, por ajo që di është që truri funksionon me mënyrën shumë të thjeshtëzuar, një impuls të një qelize e kap qeliza tjetër.
Pra lidhja mes qelizave. Imagjino rruga Tiranë-Elbasan dhe truri nuk po punon shumë dhe kur janë shumë rrugë, truri punon më shumë”, tha Xhumari.