Categories
Uncategorized

Aktorja e njohur Turke zbulon origjinën Shqiptare dhe traditat familjare: Nëna ime është Shqiptare

Ajo ka arritur famë të madhe me paraqitjen në serialin “Kardeslerim” në rolin e Asiye Eren.

Në një nga intervistat e fundit, bukuroshja e njohur thotë se nëna e saj me origjinë është shqiptare.

“Paskeni edhe origjinë shqiptare. Kështu a keni ndonjë mendim për traditat e tyre?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua në studio.

“Natyrisht që ka. Në fakt çështja e vendlindjeve të mia është pak e përzier”, tha ajo.

Më pas, asaj i ndërhyu moderatores duke i thënë tutje: “Pse?”.

“Nëna ime është shqiptare, por prej aty pastaj ka emigruar në Karadeniz. Babai im është nga Antalia.

Por përshembull nga veshjet, në shtëpi kemi veshje shqiptare. Po ashtu edhe ushqime”.

“Ka përshembull, mish dhe oriz. Po është oriz me domate, pasta dhe pulë. Por është shumë e shijshme. Është e pjekur në furrë.

Është jashtëzakonisht e shijshme, po ashtu kemi edhe byrek me presh”, theksoi midis tjerash ajo.

Ajo ka marrë pjesë edhe në shumë projekte të tjera filmike si dhe ka mbi pesë milionë ndjekës vetëm në Instagram.