Categories
Uncategorized

Rendesia e vitamines D tek grate shtatzena, si ndikon kjo me pas tek femija

Mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të bëhet shkak për të krijuar kushte të që çojnë në lindje të parakohshme.

Nga ana tjetër ajo ka edhe një sërë vetish mbrojtëse, dhe kryesisht të mbrojtjes së placentës.

Vitamina D dhe mbrojta e placentës

Infeksionet mund të prekin edhe këtë organ dhe për këtë arsye vitamina D do të jetë tepër e rëndësishme, kjo pasi ajo përforcon sistemin imunitar natyral.

Vitamina D dhe lindja me operacion cezarian

Mungesa e kësaj vitamine jo vetëm do të rriste rrezikun e infeksioneve, por edhe të lindjes me operacion çezarian.

Sipas ekspertëve kjo mund të ndodhë për shkak të rritjes së presionit arterioz, por edhe nga reduktimi i fuqisë muskulare e cila shoqërohet nga mungesa e vitaminës D.

Problemet për fëmijën

Sipas disa ekspertëve, mungesa e vitaminës D mund të provokojë një zbutje të kockave të kafkës, e cila në përgjithësi kurohet vetë dhe nuk ka nevojë për trajtime specifike.

Por, nëse mungesa e vitaminës D është e pranishme edhe gjatë gji dhënies, mund të shkaktojë një reduktim të masës kockore, diabet të tipit 1 si edhe dobësim të sistemit imunitar tek foshnjat.

Vitamina D dhe shëndeti i dhëmbëve

Duhet të dini se një mungesë e kësaj vitamine gjatë shtatzënisë do të ndikonte negativisht në zhvillimin e dhëmbëve të fëmijës.

Gjithashtu gjatë gji dhënies dhe shtatzënisë organizmi kërkon një sasi më të madhe kalciumi, përthithja e të cilit favorizohet nga vitamina D.

Pra mungesa e vitaminës D nuk do të ketë një ndikim negativ vetëm në kockat e fëmijës por edhe në shëndetin e nënës./living