Categories
Uncategorized

Lista me 10 ushqime te cilat ulin tensionin e larte, i gjeni lehtesisht neper dyqane

Nëse po përpiqeni që të ulni tensionin e lartë të gjakut, filloni të përdorni këto produkte:

Shega – është e pasur me antiocianin dhe lëngu i saj redukton disa lloje kanceri, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq si edhe ul inflamacionin. Gjithashtu mund të përdoret si lëng apo kokrrat e saj në sallatë, smuthi ose salca.

Avokado – i pasur me potasium, avokado ndikon direkt në presionin e gjakut.

Kështu, sipas një studimi të 2023, konsumimi i tij 5 apo më shumë herë në javë ul nivelet e hipertensionit deri ne 17% duke nxjerr jashtë trupit sodiumin që dëmton enët e gjakut.

Panxhari – i pasur me nitrate, lëngu i panxharit ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Nitratet shndërrohen në oksid nitrati që përmësojnë funksionin e enëve të gjakut duke i zgjeruar ato në mënyrë që gjaku të rrjedhi mirë. Në këtë kategori futet edhe spinaqi apo perimet me gjethe jeshile.

Limonët – të pasur me minerale dhe acid citrik, limonët dhe lëngu i tyre, sipas studime ka dalë se janë shumë të mirë për të ulur hipertensionin.

Cokollata e zezë – e pasur me flavonoide ndikon në uljen e tensionit të lartë.

Studimet e mëvonshme kanë treguar se marrja e flavonoideve nga persona me tension të lartë ka ndikuar në uljen e presionit sistolik në gjak. Në këtë grup futet edhe molla e për më tepër lëkura e saj.

Bajamet – ashtu sikurse edhe arrat apo fistiket, kur konsumohen në sasi të moderuar deri 50 g në ditë, i japin trupit antioksidantët e duhur që lidhen me uljen e tensionit të gjakut.

Hudhra – Nëse e pëlqeni duhet ta dini se edhe muret e arterieve e duan shumë. Sipas studimeve ka dalë që njerëzit që kanë presion të ulët të gjakut ishin ata që përdornin shumë hudhrën. Prandaj nëse keni këtë qëllim përdoreni edhe ju në dietën tuaj ushqimore.

Boronicat – Ngjyra e tyre e errët është tregues që kanë sasi të larta antioksiduesish dhe vetëm 2 orë pas konsumimit të tyre shihet rezultati në shëndetin tuaj duke ulur presionin e gjakut.

Kanella – Në grupin e erëzave më të mira për të ulur tensionin e lartë janë kanella, rigoni, turmeriku e xhinxheri që mbajnë në kontroll tensionin e gjakut për një kohë të shkurtër. Madje disa studime tregojnë se menjëherë pas 24 orëve nomalizohen parametrat.

Kosi – Një studim i 2021 ka tregar se kosi ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut pasi është i pasur me mikronutrientë si kalcium, magnezium dhe potasiumi të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e rrezikut për hipertensionin. Shiko.news