Zemra ju rreh fort, trupi ju dridhet, jeni të shqetësuar dhe ndjeheni sikur nuk qetësoheni dot.
Këto janë disa nga shenjat që sinjalizojnë se keni ankth. Ankthi është një emocion normal njerëzor të cilin e përjetojmë të gjithë në situata të caktuara.
Ai është një emocion i trazuar nga një gjendje e pakëndshme, trazimi të brendshëm shpësh i shoqëruar nga sjellje nervoze, por në raste të tilla nuk ka vend për panik, ajo që duhet të bëni është që të qetësoni veten dhe ta mposhtni atë.
Psikologia britanike Kirren Schnack ndan 10 këshilla të cilat do të ndihmojnë në kontrollin e ankthit.
Shtrëngoni veten me krahë
Psikologia sugjeron se në rastet kur jeni të “pushtuar” nga ankthi hapi i parë që duhet të bëni është që ta përqafoni veten tuaj fort me krahë për rreth një minutë.
Këndoni ose gumëzhini
“Këndoni ose gumëzhini për disa minuta,” sugjeron Schanck.
Një studim i vitit 2023 zbuloi se gumëzhitja është një frenues i stresit të lartë sepse prodhon dridhje që stimulojnë nervin vagus, i cili është çelësi për rregullimin e humorit.
Numëroni mbrapsht
Numëroni ngadalë dhe mbrapsht nga 100 në një ose nga 150 në një. Numërimi iu lejon të përqafoheni në frymëmarrjen tuaj.
Masazhoni zonën e nofullës
Psikologia thotë se mesazhi nën nofullën tuaj për një minutë mund të lehtësojë tensionin e muskujve të lidhur me ankthin.
Kryeni tre grupe ushtrimesh
Tre grupe ushtrimesh me 10 ulje-ngritje, kërcime ose vrapim në vend me një pushim të shkurtër ndërmjet çdo grupi ushtrimesh do të ndihmojë në çlirimin e ankthit të krijuar dhe rritjen e endorfinës.
Merrni frymë ngadalë dhe thellë
Psikologia sugjeron që në raste kur ndjeni se jeni në gjendje ankthi duhet që të merrni frymë nëpërmjet hundës, të mbani frymën duke numëruar deri në pesë dhe ta nxirrni atë përmes gojës. Kjo ndihmon në rregullimin e frymëmarrjes dhe kalimin e gjendjes së rënduar emocionale.
Freskoni fytyrën me ujë të ftohtë
Larja e fytyrës me ujë të ftohtë ose mbajtja e një objekti të ftohtë në qafë apo kyçe do të stimulojë nervin vagës, dhe do të shërbejë për të shpërqendruar veten dhe për të tokëzuar trupin tuaj.
Përsërisni një frazë qetësuese
Përsërisni një frazë qetësuese që dëshironi të besoni edhe nëse nuk e besoni aktualisht. Fraza të tipit: “Unë jam i sigurt, i qetë!” “Kjo do të kalojë!”
Relaksoni çdo grup muskujsh
Relaksoni çdo muskuj në trupin tuaj, duke filluar nga gishtat e këmbëve dhe duke shkuar deri në kokë dhe fytyrë. Ky quhet relaksimi progresiv i muskujve, i cili gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e pagjumësisë dhe luftimin e dhimbjeve.