Categories
Uncategorized

Lajme te mira per motin ne fundjave: Meteorologia tregon se kur do te kthjellohet moti

Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe reshje kryesisht në veri dhe veriperëndim të vendit, por pasdite kthjellohet moti.

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në “Dita jonë” se në veriperëndim do të ketë rrebeshe afatshkurtra, ndërsa do të kemi rritje të temperaturave.

“Ata që jetojnë në veri e veriperëndim çadrën me vete.

Në zonat qendrore mesdita sjelle reshje afatshkurta dhe të papërfillshme në jug. Gjatë mesditës reshjet përfshijnë të gjithë Shqipërinë.

Termometri luhatet nga 10-28 gradë, rrebeshe afatshkurtra kryesisht në veri shumë pak në qendër. Era do të jetë me shpejtësi mesatare në drejtim veriperëndimor.

Rrebeshe me intensitete mesatare. Afër mesditës priten rrebeshe afatshkurta. Sërish veriperëndimi do të ketë rrebeshe afatshkurta. Në zonat malore kemi rritje të vlerave termike”, tha Porja në A2.

Sipas saj, pasdite do të kthjellohet moti, ndërsa në fundjavë pritet mot qershori me diell dhe temperatura të larta.

“Pasdite kthjellohet moti. Fundjavë mjaft e këndshme na pret. Pas të premtes disa ditë me diell, dhe temperatura të larta”.