Categories
Uncategorized

Keto jane 5 ushqimet te cilat nese i konsumoni, sistemi tretes do t’ju falenderoj

Gjatë periudhës së verës të gjithëve na pëlqen ta trajtojmë veten nga pak dhe këto nuk janë domosdo ëmbëlsira të shëndetshme, ndaj është mirë të dini se cilat ushqime rivendosin ekuilibrin në sistemin tretës.

Është e rëndësishme të ruani një sistem të shëndetshëm tretës dhe për fat të mirë ka ushqime që ndihmojnë për këtë.

Disa prej tyre:

Bollgur

Bollguri është i shijshëm dhe i shëndetshëm, dhe gjithashtu është i pasur me fibra beta-glukane, e cila lidhet me bakteret e shëndetshme në sistemin tretës.

Gjithashtu ngadalëson tretjen e ushqimit, prandaj jemi të ngopur më gjatë dhe në këtë mënyrë parandalohet ngrënia e tepërt.

Farat e lirit

Farat e lirit janë plot me fibra, dhe dihet gjithashtu se probiotikët dhe prebiotikët shpërbëhen nga trupi dhe kështu marrin baktere të mira të dobishme për sistemin tretës.

Arra

Arrat, përveçse janë të shijshme, nxisin formimin e baktereve të mira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kumbullat e thata

Kumbullat e thata përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme. Të patretshmet stimulojnë jashtëqitjen e rregullt, ndërsa ato të tretshmet rregullojnë tretjen dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe kështu parandalojnë acarimin e zorrëve.

Rrushi i thatë

Ato janë gjithashtu plot me fibra të tretshme dhe prebiotikë, të cilët ndikojnë në ekuilibrin e mirë të florës së zorrëve, dhe nxisin krijimin e baktereve të mira, shkruan Pinkville.