Categories
Uncategorized

Sot eshte 58 vjece por ja si duket aktorja e njohur Sesilia Plasari e cila ishte 23 vjece ne filmin “Edhe keshtu edhe ashtu”

Aktorja shqiptare Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti fimin “Edhe kështu edhe ashtu”.

Gjatë sistemit komunist ajo ka luajtur edhe në disa filma të tjerë.

Në vitet e para të demokracisë pati fatin të merrte një ftesë nga shkolla e famshme franceze “Florent” për të bërë një eksperiencë të cilën ia ofroi z.François Florent, krijuesi dhe drejtuesi i të kësaj shkolle franceze e internacionale.

U nis drejt Parisit të famshëm ku prindërit e saj hynë në borxh për ti paguar biletën e avionit.

Me një stil flokësh ndryshe për kohën dhe një fytyrë engjellore, ajo mahniti shqiptarët me pamjen e saj gjatë asaj periudhe.

Jeta e Sesilias ka qenë e lidhur midis Shqipërisë dhe Francës, ku më shumë ka qenë e angazhuar në Francë.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, për Sesilian duket sikur kanë ngelur në vend. Ajo trasmeton të njëjtën bukuri dhe freski pavarësisht viteve të shkuara.