Një recetë kjo që ju tregon se përgatitja vetë e kruasantëve të ëmbël është më e lehtë nga sa e kishit imagjinuar.
Me një kosto të ulët dhe shije për tu adhuruar, nisni nga puna tani për ti shijuar sa më parë!
Përgatitja: 1 filxhan me ujë të ngrohtë
½ filxhan me qumësht të vakët, 1 vezë, 30 gramë gjalpë të shkrirë, 1/3 filxhan çaji me sheqer, 1 lugë kafe kripë, 3 ¾ filxhanë me miell, 1 lugë kafe maja të thatë
Përgatitja:
Kombinoni ujin, qumështin, vezën, gjalpin, sheqerin, kripën dhe miellin.
Punojeni mirë brumin. Nëse do të kishit një makineri do të ishte akoma më mirë.
Pas kësaj ndajeni brumin në dy pjesë. E punoni me dorë secilën duke i dhënë një formë cilindrike të gjatë.
Më pas i prisni kruasantët me duar dhe i lyeni sipër me pak gjalpë.
I rrotulloni me kujdes për ti dhënë formën dhe i vendosni me kujdes në një tavë, ku keni shtruar më parë letrën e kuzhinës.
I lini të qendrojnë në një vend të ngrohtë përreth 1 orë.
Tani është koha ti fusni për 10-15 minuta në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, sa të marrin një ngjyrë të artë.