Categories
Uncategorized

Afrohet ndryshimi i ores, a do te jete kjo hera e fundit ?

Këtë fundjavë ora kthehet prapa në të gjithë Evropën – por një grup prej 67 anëtarësh të Parlamentit Evropian (PE) po thonë se kjo praktikë duhet të hiqet.

Ashtu siç ndodh zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pra, akrepat do të kthehen 1 orë pas, në 3 të mëngjesit midis së shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor, duke i ripozicionuar në orën 2.

“ËSHTË KOHA PËR T’I DHËNË FUND NDRYSHIMIT TË ORËS DY HERË NË VIT, I CILI ËSHTË VËRTETUAR SE KA EFEKTE NEGATIVE NË SHËNDETIN, MIRËQENIEN DHE SIGURINË.

KA NJË MARRËVESHJE TË GJERË NË TË GJITHË SPEKTRIN POLITIK SE NDRYSHIMI I ORËS DUHET TË PËRFUNDOJË …

ËSHTË NJË MASË PRAKTIKE DHE POPULLORE” THA EURODEPUTETJA SEÁN KELLY NË NJË DEKLARATË, SË BASHKU ME NJË LETËR DËRGUAR PRESIDENTES SË KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEYEN.

Praktika e ndryshimit të orës për të përfituar nga drita natyrale e ditës daton dekada më parë dhe aktualisht është përcaktuar nga një direktivë e BE-së e vitit 2001.

Një konsultim online mbi praktikën e kryer nga Komisioni në vitin 2018 gjeneroi një rekord prej 4.6 milionë përgjigjesh, nga të cilat 84% favorizuan heqjen e ndryshimit të orës.

Komisioni kishte konkluduar më parë se, “ndërsa shmanget fragmentimi, shtetet anëtare janë në vendin më të mirë për të vendosur nëse duan të mbajnë orën e përhershme verore apo dimërore”.