Categories
Uncategorized

A do te keni mundesi te shijoni fundjaven? Hakil Osmani tregon luhatjen e temperaturave

Sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se e shtuna dhe e diela do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, pritet që të shkojnë deri në 26 gradë Celsius në maksimumet e tyre.

Hakil Osmani: Fundjava parashikohet që të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Duke bërë që si ditën e shtunë, por po ashtu edhe ditën e dielë, të paktën deri në orët e mesditës, një pjesë e mirë e territorit shqiptar do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell.

Vetëm pasditet dhe mbrëmjet do të jenë ata që do të sjellin herë pas here kalime të shpeshta të vranësirave, vranësira të cilat mbeten më të fokusuara në gjysmën lindore të territorit shqiptar, por nuk do të krijojë mundësira përsa i përket reshjeve.

Temperaturat e ajrit, mëngjeset dhe mbrëmjet mbeten të freskëta edhe përgjatë fundjavës pasi do të kemi vlera minimale në 5 apo 6 gradë Celsius në qytetet e zonave malore në Ultësirën Perëndimore.

Gjatë mëngjesve temperaturat luhaten nga 9 deri në vlerën 12 apo 13 gradë Celsius.

Mesdita e së shtunës sjell rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistohen në vlerën 26 gradë Celsius, por ditën e dielë do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të luhaten në vlerën 27 gradë Celsius në qytete si Elbasani, Berati, Tirana, Gjirokastra, Shkodra.